“Nuk ishte e thjeshtë” – Elton Ilirjani rrëfen detajet e takimit mes Parashqevisë dhe djalit pas shumë vitesh

nga D V

Biznesmeni dhe modeli i njohur, Elton Ilirjani, rrëfeu në emisionin ‘Top Story’ detaje nga takimi mes këngëtares Parashqevi Simaku dhe djalit të saj Luke.

Ai theksoi se kishte vendime gjykate që e ndalonin të shihte të birin deri në moshën 18 vjeçare.

“Takimi mes Parashqevi Simakut dhe Luke ishte i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykatash të rëndësishme që zgjatën kohë ku nuk i lejonin nënës Parashqevi Simaku të takonte djalin e saj të vetëm”, tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje shtoi: “Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet dhe kjo mund të realizohet vetëm duke u lutur te Zoti”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More