Familjarët e Noar Jahirit, shtatëvjeçari nga Fushë Kosova që vuan nga sëmundja e rrallë SSPE (subacute sclerosing panencephalitis) dhe epilepsi, kanë bërë të ditur që ndihma e nevojshme financiare që i nevojitej nuk është arritur.
Ata përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar se shuma e arritur nga njerëzit që kontribuuan dhe ndihmuan ishte 30.395 euro, ndërsa për trajtim u nevojiteshin 90 mijë euro.
Duke u bazuar në këtë shumë, familjarët kanë bërë të ditur që trajtimi i Noarit duhet të ndërpritet dhe të kthehet në Kosovë.
Shuma e arritur nga njerëzit që kontribuuan dhe ndihmuan ishte 30.395 euro, ndërsa për trajtim u nevojiteshin 90 mijë euro.
Ju falënderojmë nga zemra të gjithë kontribuuesve; media, shoqata bamirësie,dhe individ nga Kosova diaspora dhe troje tjera shqiptare. Ndjejmë obligim të ju informojmë se e shpallim të mbyllur këtë fushatë”, kanë shkruar në Facebook.
