Oferta e Kurtit ndaj Limajt për formimin e qeverisë: Një ministri dhe dy zëvendësministra

nga D. V.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti aktualisht gjendet në Britani të Madhe, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Para këtij Samiti, kryetari i LVV-së zhvilloi një takim me mërgatën ku ka zbuluar ofertën që ia ka bërë Nismës për bashkëqeverisje.

Ai tha se kësaj partie ka qenë i gatshëm të ia japë katër pozita të larta, edhe pse i ka vetëm tre deputetë.

“Kam qenë i gatshëm që Nismës të ia jap me tre deputetë, një ministër, nënkryetarin e Kuvendit, po të ishte bërë Albulena Haxhiu kryetare e Parlamentit, Fatmir Limaj do të ishte nënkryetar, sepse duhet kryetari dhe nënkryetari me qenë të gjinive të ndryshme. Paramendojeni këtë situatë ku Haxhiu bëhet kryetare e Kuvendit, Limaj bëhet nënkryetar se i ka pasur pesëfish vota më pak se Haxhiu, e kish marrë një Ministri dhe dy zëvendësministra”, tha Kurti.

“Kjo është racionale, maksimumi ku mund të shkojmë”, u shpreh tutje Kryeministri në detyrë para diasporës shqiptare në Londër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More