Operacion i bujshëm në zemër të Tiranës! Policia ndalon “Audin” me targa angleze në bulevard, 3 persona në pranga

nga L. M

Një operacion i befasishëm policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Xhuljan Ferzaj, 3 persona kanë rënë në pranga nga policia. Mësohet se policia ka ndaluar një automjet tip “Audi” me targa angleze, në mes të bulevardit, dhe më pas ka arrestuar tre persona që ndodheshin në automjet.
Operacioni është kryer nga oficerë civilë, të cilët kanë arrestuar 3 personat e kërkuar.

Policia nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar, dhe mbeten të paqarta arsyet e ndalimit dhe veprat penale që mund të rëndojnë mbi personat e arrestuar.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin informacion zyrtar në orët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More