“Opta” i parashikon favoritët për ta fituar Championsin

nga D. V.

Liverpooli është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2025/26.

Ky të paktën është përcaktimi që e ka bërë superkompjuteri “Opta”, i cili i ka publikuar parashikimet e tij për sezonin e ri të Championsit.

Në përgjithësi, në këto parashikime kompjuterike dominojnë ekipet angleze si favorite për të festuar në fund, shkruan “Gazeta Express”.

Në edicionin e këtij sezoni të “Opta” marrin pjesë gjashtë klube angleze, kurse katër të tjera janë italiane, gjermane, spanjolle e franceze, secila nga një.

“Reds” janë favoritë absolutë me 20.4% shanse për ta fituar Championsin, kurse klubi tjetër anglez, Arsenal, është i dyti me 16%.

E fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain e sheh veten në pozitën e tretë me 12.1%.

Manchester City është i katërti me 8.4% të mundësive, njëjtë sa i ka edhe Barcelona.

Nënkampioni aktual, Inter, i cili u mposht në finale nga PSG-ja, 0:5, me shumë ndryshime gjatë verës, përfshirë këtu edhe trajnerin, e sheh veten me shumë pak gjasa për ta fituar këtë trofe, më saktësisht veç 3%.

Në Top 10 gjendet edhe Newcastle United, që është i nënti, kurse sa u përket italianëve, Napoli i Amir Rrahmanit është i 12-ti me 1.4% shanse, kurse Juventusi dhe Atalanta gjenden në vendin e 19-të dhe 20-të me vetëm 0.6% mundësi për ta ngritur lartë trofeun në fund të sezonit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More