Orce Gjeorgjievski paralajmëroi projekte kapitale infrastrukturore për përmirësimin e trafikut dhe të cilësisë së jetesës

nga Xh M

Shkup, 5 tetor – Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkpit nga VMRO-DPNE, orce Gjeorgjievski sot në Gjorqe Petrov paralajmëroi intervenime infrastrukturore të cilat do të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve.

“Sot jemi në Gjorqe Petrov një nga komunat që çdo ditë e mbanë ngarkesën e trafikut të madh”, tha ai duke paralajmëruar se projekti fillestar do të jetë ndërtimi i një unaze moderne mes rrugëve Gjorqe Petrov dhe bulevardit Ushtria maqedonase, që sipas tij do të sjellë më shumë siguri, më pak rrëmujë dhe mobilitet më të mirë të të gjithë hyrjes perëndimore nga qyteti.

Në vizionin e tij për Shkupin, që sjell koncept për zero aksidente janë planifikuar ridisenjim i 50 udhëkryqeve dhe rrugëve kritike

Paralajmëroi edhe ndërtim të një objekti të ri dhe modern të shkollës së mesme “Koço Racin” dhe zgjidhje të problemeve me furnizimin me ujë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More