Osmani-Blinken: Nevojitet vazhdimi i kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

nga D V

Shkup, 31 maj– Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se në takimin e ministrave të vendeve të NATO-s në Pragë është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani thotë se me kryediplomatin amerikan kanë biseduar për vazhdimin e kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Me Sekretarin Blinken bisedova për aktualitetet në vendin tonë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit, përkushtimin për demokracinë multietnike funksionale dhe respektimin e tre marrëveshjeve. Falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More