Osmani: Çairi ishte një mësim, dhe çdo mësim pranohet me dinjitet.

nga Redaksia

Shkup, 22 tetor – Osmani reagon në Facebook pas raundit të parë të zgjedhjeve, duke theksuar përgjegjësinë politike që mban dhe duke përgëzuar fituesin, por njëkohësisht duke shprehur shqetësimin për sjelljen e disa eksponentëve të koalicionit VLEN.

Në postimin e tij, Osmani theksoi se e mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin , sepse edhe në këto rrethana dua të lë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike, ashtu siç veprova gjatë gjithë fushatës.
Zestradar
Debunking The Myth: What Ostriches Really Do When They’re Scared
×
Por arroganca e disave në Vlen po bëhet e gërditshme.
Nuk e pranoj që për këtë arsye të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit.
Me 117 mijë vota, AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve.
Ali Ahmeti është dhe mbetet ideologu dhe udhëheqësi i pakontestueshëm i shqiptarëve.
Fyerjet ndaj tij nuk janë shenjë force politike, por shenjë dobësie morale.
Këto sulme të ulëta kanë një qëllim , të sjellin demoralizim para raundit të dytë,
por do të ndodhë e kundërta:
BASHKIM dhe VENDOSMËRI.
Shqiptarët dhanë mbështetje masive në raundin e parë, dhe në raundin e dytë duhet ta konfirmojmë kush e mban realisht vullnetin e tyre politik.
AKI mbetet zëri i shqiptarëve, ndërsa Ali Ahmeti , shtylla e tyre morale dhe ideore.
I ftoj të gjithë shqiptarët në raundin e dytë ta konfirmojmë këtë me dinjitet dhe masivitet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More