Shkup, 9 korrik – Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në një atmosferë bashkëpunuese dhe konstruktive.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e avancimit të politikave gjuhësore dhe forcimin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore. Gjithashtu, u theksua nevoja për mbështetje të vazhdueshme institucionale, për përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët e gjuhës dhe për garantimin e standardeve të cilësisë në këtë fushë.
Takimi konfirmoi angazhimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërmarrjen e hapave të përbashkët drejt përmirësimit të zbatimit të gjuhës shqipe sipas dispozitave të ligjit në institucionet e vendit.
Osmani dhe Gashi në një takim ndërinstitucional diskutuan për çështjet gjuhësore
161
Postimi i mëparshëm
