Osmani: Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua

nga Xh M

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sërish qytetarët me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në pritjen shtetërore të organizuar nga ajo, kryekuvendari dhe kryeministri.

Ajo tha se 17 shkurti i vitit 2008 ndryshoi fatin e Kosovës përgjithmonë dhe theksoi se kjo ditë tashmë shënohet si dita më domethënëse në historinë e shtetit tonë.

“Para 17 viteve, populli i Kosovës realizoi një ëndërr shekullore të brezave të tërë. Një amanet që e mbajmë me përkushtim çdo ditë. Sot në çdo rrugë dhe çdo shesh, në çdo shtëpi dhe familje, triumfon dashuria për Kosovën. Kjo dashuri na mban të fortë. Para 17 vjetësh në këtë tokë të bekuar, Kosova i tha gjithë botës se do të jetë përherë e lirë, e pavarur dhe sovrane. Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave, trimave guximtar të këtij vendi. Kujtimi për secilin dëshmor të UÇK-së e secilin martir të lirisë është përjetësisht i gdhendur në themelet e Republikës sonë”, u shpreh e para e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More