Osmani me Prattipatin diskutojnë për funksionalizimin e institucioneve të Kosovës

nga D. V.

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati. Nga presidenca thuhet të jetë diskutuar edhe për prtishmëritë rreth funksionalizimit të institucioneve, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork”, ka shkruar presidenca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More