Osmani për mundësinë e heqjes së Balancuesit: Teza raciste, etnofobe dhe albanofobe

nga Redaksia

Shkup, 9 prill – Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani tha se si koalicion nuk do të lejojnë as diskutim për çështjen e Balancuesit. Osmani tha se do të jenë gardianë të Marrëveshjes së Ohrit deri në frymën dhe atomin e fundit.

“Balancuesi është në shpirtin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe debati për eliminimin e Balacuesit është ofendimi më i madh që mund t’u bëhet komuniteteve në vend dhe diverzitetit të këtij vendi, këto janë teza raciste, etnofobe dhe albanofobe të cilat po i paraqet vizioni i izolimit dhe vizioni i tensioneve ndëretnike. Balancuesi ka garantuar përfaqësimin e drejtë nëpër institucione deri sa të krijohet kultura e inkluzivitetit dhe gjithpërfshirjes”, tha Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More