Shkup, 5 gusht – Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka takuar gratë për të mësuar problemet me të cilat ballafaqohen ato gjatë jetesës në Çair.
“Sot pata një takim me gratë e Këshillit Vendor “Luan Haradinaj”.
Është një mobilizim i pashembullt i grave të shqetësuara për të ardhmen e fëmijëve të tyre, në një vend të izoluar nga BE, që po shkon në drejtim të gabuar me urrejtje etnike dhe margjinalizim, dhe me një komunë që ua ze frymën. Ndryshimi po vjen!”, shkruan Osmani.