Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në New York ka takuar përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Osmani thotë të ketë ritheksuar domosdoshmërinë për heqjen e masave që BE i ka vendosur ndaj Kosovës.
“Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon. Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim. Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

