Osmani takohet me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, flet për rolin e Kosovës dhe aspiratën për anëtarësim

nga D. V.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello, me të cilin ka diskutuar për avancimin e rolit të Kosovës në këtë organizatë, raporton Ekonomia Online.

Në postimin e saj, Osmani ka bërë të ditur se e ka falënderuar Perestrellon për nominimin dhe vendimin që Asambleja Parlamentare e NATO-s t’i ndajë Çmimin për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

“E falënderova për nominimin e tij për çmimin për ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’ si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare që të më ndajë këtë vlerësim, i cili njëkohësisht është edhe vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se me Perestrellon ka biseduar për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar, që sipas saj është një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin euroatlantik të vendit.

“Rikonfirmova se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës sonë më të gjerë për anëtarësim në NATO, që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës sonë të jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare”, ka përfunduar Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More