OVL-UÇK letër Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

nga D. V.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka drejtuar një letër ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku kërkon sigurimin urgjent të mjeteve financiare për të mbështetur mbrojtjen juridike të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në letrën e dërguar, organizata shpreh shqetësimin e saj për mungesën e përkrahjes institucionale financiare për përballimin e kostove të mbrojtjes ligjore për të akuzuarit.

“Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përfaqësojnë jo vetëm individët, por edhe historinë e drejtë të luftës sonë çlirimtare. Mbrojtja adekuate dhe profesionale e tyre është një domosdoshmëri themelore e drejtësisë dhe një detyrim moral e institucional i Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë sot bëri të ditur se nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më datë 24.07.2025, janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More