OVL-UÇK protestojnë me 16 nëntor para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

nga D. V.

Më 16 nëntor, Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, raporton Ekonomia Online.

“Shoqata e dala nga lufta kanë vendosur që Protesta e radhës ta organizoj me 16 nëntor në ora 13 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, tha Gucati në një konferencë për media.

Sa i përket një proteste në  Maqedoninë e Veriut, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se nuk do të mbahet para se të përfundojë procesi zgjedhor, ai i balotazhit atje.

Ndërsa në Preshevë veteranët nuk do të mbajnë asnjë protestë, për shkak që sic tha Gucati situatës aty dhe bastisjet që gjandarmëria serbe herë pas here po bën të shqiptarët.

“Në Maqedoni për momentin jo sepse janë duke u mbajt zgjedhjet, nuk duam të shkojmë atje për momentin dhe të mbajmë protesta për arsye se mund të dalë situata prej dore, mund të na provokojë ndokush. Me i ikë problemit ne, për mos me thënë ‘se erdhën organizatat E dala nga lufta e na nxjerrën probleme’. Pa u kry balotazhi në Maqedoni nuk mendojnë të bëjmë protestë. Për Preshevë, jo sepse situata është e nxehtë dhe i shihni bastisjet që po bëhen tek pjesëtarët e luftës ku po i bastis Serbia çdo ditë. Shokët tanë mund të organizojnë por ne e kemi edhe të ndaluar me shku, ata po i arrestojnë qytetarët e Kosovës në kufi”, tha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More