Pa rrymë disa fshatra dhe komuna të Shkupit

nga D. V.

Shkup, 26 shtator – Përdoruesit e fshatrave Katllanovë dhe Gradmanc sot nga ora 8:30 deri në 12:30, si dhe përdoruesit nga vendbanimet e fundjavave Mesna Reka dhe Koçkova Naselba, do të jenë pa energji elektrike, ndërsa nga ora 9 deri në 11:30, shtëpizat e fundjavave të vendosura në drejtim të manastirit Shën Ilia, si dhe disa përdorues nga fshati Banjani në Komunën e Çuçer Sandevës.

Siç njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, nga ora 9 deri në 12, pa energji elektrike do të jenë edhe disa përdorues nga rrugët “Luka Gerov” dhe “Andon Kecarkov”, dhe nga ora 10 deri në 14, përdoruesit nga rr. Smoljani në Komunën e Gjorçe Petrov, dhe nga ora 11 deri në 12, disa përdorues nga rrugët “Ivan Cankar” dhe “France Preshern” në Komunën e Karposhit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More