Shkup, 17 korrik – Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën Justinijani i Parë (rruga për në Kitkë), pa ujë nga ora 16:00 do të jenë konsumatorët nga fshatrat Lubosh dhe Batinca, informon NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në riparimin e defektit.