Pa ujë pjesa e vjetër e qytetit, pa energji elektrike pothuajse e gjithë Dibra dhe disa vendbanime

nga D. V.

Dibër, 2 korrik – Për shkak të intervenimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Petrit Bomova” në Dibër, sot dhe në ditët e ardhshme për pesë orë pa ujë do të jetë pjesa e vjetër e qytetit, ndërsa për shkak të intervenimeve të planifikuara në rrjetin elektrik, sot do të jetë pa energji elektrike për gjashtë orë pothuajse i gjithë qyteti dhe disa vendbanime.

“Në kuadër të rekonstruksionit të plotë të rrugës “Petrit Bomova”, po bëjmë zëvendësimin e tubave të vjetra të ujësjellësit. Për këtë arsye, pa ujë do të jenë banorët e pjesës së sipërme të qytetit (zona e lartë), konkretisht disa rrugë, lagjja “Vakof” dhe të gjitha rrugët afër shkollës fillore “Said Najdeni”, si dhe rruga deri në kalimin kufitar “Bllato”, njoftojnë nga NKP “Standard”.

Ata shtojnë se ndërprerja e furnizimit do të jetë nga ora 8:00 deri në 13:00 dhe kërkojnë nga qytetarët të kenë mirëkuptim dhe durim.

Nga ora 8 deri në orën 14 pa furnizim me energji elektrike është pothuajse e gjithë Dibra, përveç një pjese të lagjes “Venec” dhe zonës rreth Liqenit të Dibrës. Pa energji elektrike janë gjithashtu fshatrat Bombo, Banishtë, lokaliteti i banjës “Banja e Dibrës-Capa”, në të njëjtin fshat, si dhe kalimi kufitar “Bllato”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More