Paga minimale, LSDM: Derisa qytetarët vuajnë për gjërat elementare, Qeveria ushqehet me mango dhe papaja

nga D. V.

Shkup, 1 prill – LSDM-ja kritikon qeverinë për mos pranimin e kërkesave të sindikatave për rritje të pagës minimale në 500 euro, ndërsa rritjen prej vetëm 30 euro e cilësojnë të turpshme. Ndërsa qytetarëve nuk iu mjaftojnë dy paga minimale për të kaluar muajin, qeveria ushqehet me mango dhe papaja thonë nga kjo parti. LSDM kërkon mbështetje për propozimet ndryshimet ligjore që parashikojnë rritje të pagave në sektorin privat por punëdhënësit të mos jenë të obliguar të paguajnë për kontribute shtesë.

“Me këtë masë pagat mund të rriten prej 3000 deri në 15 mijë denarë. Kompanitë do të jenë të liruar nga pagesat e kontributeve për pjesën e rritur. 400 000 të punësuar me paga deri në 65 380 denarë do të kenë te ardhura më të larta. Kjo është masë e fuqishme ekonomike për paga më të larta për punëtorët, për bizneset, për ekonominë”, deklaroi Jovanka Trençevska, LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More