Shkup, 26 shtator – Shkalla e risocializimit të të burgosurve është relativisht e ulët, thotë drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanskioneve, Aleksandar Pandov, duke theksuar se personeli që aktualisht punon në risocializimin në burgje është i trajnuar dhe i përgatitur, por për fat të keq është shumë i paktë, dhe se gjithashtu duhet të punohet për të ringjallur ekonomitë e burgjeve.
Sipas Pandovit, duke parë përmes prizmit të numrit të rikthimeve në burg, aktualisht në burgje dy të tretat e të burgosurve janë të kthyer.
“Shkalla e risocializmit të të burgosurve është relativisht e ulët. Duke e parë nga këndvështrimi i numrit të rikthimeve, mendoj se në vitin 2023, nuk kam marrë asnjë të dhënë për vitin 2024, është diku rreth 67-68 për qind e të burgosurve në Maqedoninë e Veriut ishin të kthyer. Kjo do të thotë që nuk kemi ose kemi shkallë shumë të ulëta të risocializimit”, deklaroi Pandov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para debatit publik mbi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve.
Siças Pandovit, ka burgje ku ka personel, por për shembull në Burgun e Idrizovës ka repart ku një person kujdeset për risocializimin e disa qindra të burgosurish.
“Ka standarde, ajo duhet të jetë nga 30 deri në 50. Ka burgje ku respektohet ky raport, megjithatë në Idrizovë nuk është kështu. Tani, u pezullua konkursi, por pas zgjedhjeve lokale do të punësojmë dhjetë persona të rinj në Idrizovë në sektorin e risocializimit”, deklaroi Pandov.
Kjo sipas Pandovit, është vetëm një pjesë, ndërsa pjesa e dytë është gjallërimi i ekonomive të burgjeve, për të cilën, siç theksoi, tashmë po bëhen përpjekje dhe hapa në atë drejtim me drejtorët e burgjeve.
“Për fat të keq, ne si sistem i burgjeve kemi një fuqi të madhe punëtore, por nuk e shfrytëzojmë. Me këtë, kur këto rrethana do të ndryshonin, ndërsa kjo është parë tashmë në praktikë në vende të tjera, se nuk kishte asnjë pjesë të nevojave ekonomike, burgjet i siguronin ato vetë, nga ekonomitë e tyre”, deklaroi Pandov.