Papa Françesku ka mbërritur në Indonezi, etapa e parë e udhëtimit të tij në Azi dhe Oqeani.
Avioni me kreun e Kishës në bord u ul në aeroportin ndërkombëtar të Xhakartës . Pas ceremonisë së mirëseardhjes, në prani të Ministrit të Çështjeve Fetare, Papa u drejtua në Nunciaturën apostolike ku do të takojë një grup të varfërish, të pastrehë dhe refugjatësh të ndihmuar nga komuniteti i Sant’Egidio dhe shërbimi jezuit për refugjatët.
Vizita në Azi dhe Oqeani është Udhëtimi i 45-të Ndërkombëtar Apostolik i Papa Françeskut i cili ka parashikuar të ndalojë dhe në Papua Guinenë e Re, Timorin Lindor dhe Singaporin, raporton A2.
Në agjendën apostolike është parashikuar dhe vizita e Papës në një prej xhamive më të famshme në Xhakarta, për të nxitur përpjekjet për bashkëjetesë fetare.
