Paralajmërim për shpërthim vullkani në Etiopi, evakuohen banorët

nga Xh M

Verilindja e Etiopisë është zgjuar këtë të premte me një paralajmërim nga autoritetet lidhur me shpërthimin e vullkanit.

Sipas Institutit Gjeologjik, ishin shfaqur shenjat e shpërthimit të hershëm duke nxitur autoritetet të zhvendosin banorët në strehimore të përkohshme.

Instituti Gjeologjik i Etiopisë postoi një video në faqen e tij të Facebook-ut që tregon pluhurin dhe tymin që del nga një vullkan në Awash Fentale, në rajonin Afar.

Shiferaë Teklemariam, Komisioner i Komisionit të Menaxhimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë në Etiopi, tha se ishte ende herët për ta quajtur aktivitetin një shpërthim, por autoritetet duhet te merrnin masa.

Zona që po përjeton aktivitet vullkanik ka qenë gjithashtu e prirur për tërmete në muajt e fundit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More