Paralajmërim për sulme kibernetike ndaj mediave në Kosovë

nga D. V.

Sot është detektuar një fushatë e kordinuar dhe e sofistikuar e sulmeve kibernetike që po targeton mediat në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Dolit, sulmi përhapet përmes një emaili të dyshimtë nga adresa mccarthypaula916@gmail.com, i cili përmban një virus të rrezikshëm.

“Sot ka fillu një kampanjë e koordinuar dhe e sofistikuar e sulmeve kibernetike që po targeton mediat në Kosovë, , e cila eshte detektu nga kolegu jonë Valton Tahiri. Një email nga mccarthypaula916@gmail.com, i cili e ka përmbajtjen sikurse në foto, përmban një virus të cilin nuk duhet ta hapni.”, shkroi Doli.

Ai i ka bërë thirrje të gjitha kompanive mediatike që nëse kanë hapur emailin, të kontaktojnë menjëherë administratorin e IT-së ose ekipin e “Cingerr”, kompani kjo që merret me sigurinë kibernetike.

Mediat në Kosovë edhe para disa javëve kanë qenë objekt i sulmeve të drejtpërdrejta kibernetike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More