Të enjten parashihet të mbajë mot i vranët por me intervale me diell.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 16 gradë Celsius.
“Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale: 1-4°C. Temperaturat maksimale: 12-16°C. Era: nga verilindja, 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.