‘Paris 2024’: Japonia befason Argjentinën

nga Xh M

Japonia ka bërë befasinë e madhe në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, duke eliminuar Argjentinën në volejboll.

Pasi është mundur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, argjentinasit e Marselo Rodolfo Mandez kanë humbur dhe ndeshjet direkte ndoshta me Japoninë.

Skuadra e Filip Blë vinte nga disfata me Gjermaninë, 2-3, dhe i duhej suksesi për të qenë në dy skuadrat e para të grupit për të shkuar në raundin çerekfinal.

Nën dirigjimin e Sekitas, Ishikava, Jamaushi, Ran Takahashi kanë vallëzuar në parket, sidomos pas humbjes së setit të tretë. 3-1 pas një orë e 57 minutash dhe Japonia në vendin e dytë të grupit C me katër pikë, kurse Gjermania ka zbritur në vendin e dytë me 3 pikë. Tjetër “dramë” për Brazilin, që ishte në vendin e katërt në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Pas humbjes me Italinë, 1-3, verdheblutë janë mundur nga Polonia, 2-3. 1 pikë për Brazilin, që edhe duke fituar me Egjiptin shpreson të jetë në dy ekipet e treta më të mira për në raundin çerekfinal, kurse volejbolli vijon të ofrojë emocione.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More