Partia e Vllehëve mbështet Mendi Qyrën

nga D. V.

Shkup, 29 tetor – Partia e Vllehëve në Maqedoni ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, duke vlerësuar vizionin e tij për një Strugë të bashkuar, moderne dhe gjithëpërfshirëse.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e kësaj partie, u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së harmonisë ndërkulturore që e karakterizon qytetin e Strugës, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Në takim u theksua edhe nevoja për rivendosjen e mësimit të gjuhës vllehe në shkollat e Komunës së Strugës, si një hap i domosdoshëm për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor të komunitetit vlleh.

Mendi Qyra theksoi se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Strugës, pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike, duke u zotuar për një qytet ku secili qytetar ndihet i respektuar, i përfshirë dhe i vlerësuar.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More