Pas lajmeve për arratisjen e tij, reagon Grubi

nga Xh M

Shkup, 15 dhjetor – Pas lajmit të publikuar në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal për arratisjen e Artan Grubit, ky i fundit ka reaguar duke thënë se është në Kosovë për qëllime private dhe se do të kthehet në shtëpi pasi të mbarojë të njejtat.

Ju lutem mos shpifni dhe shpekuloni. Kam udhëtuar me dokumentat e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar.

Kështu shkruan ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, pas lajmeve se i njëjti ka ikur nga shteti me të marrë vesh se po përgatitet arrestimi i tij.

Grubi, siç merr vesh Agjencia e lajmeve Zhurnal, ka kaluar nëpër pikën kufitare Bllacë, ndërsa ka qenë i vetëm në veturën private.

Pritet të shihet se a do të kthehet vërtetë në shtëpi Grubi pas qëndrimit në Kosovë.

Postimi i plotë i Artan Grubit:

Të nderuar, sot kam udhëtuar për vizitë private.

Ju lutem mos shpifni dhe shpekuloni.

Kam udhëtuar me dokumentat e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar.

Unë sapo të kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi pranë familjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More