Pas Macron, eskorta e Trump bllokon edhe Erdogan

nga L. M

Jo vetëm Emmanuel Macron, por autokolona e Donald Trump-it la në pritje më këmbë edhe liderë të tjerë pjesëmarrës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Radhën, për të pritur më këmbë trotuareve të Nju Jorkut, e pati Rexhep Taip Erdogan.

Ndryshe nga homologu francez, presidenti turk nuk dukej aspak në humor, ndërsa truprojet e tij të shumtë debatuan me policët njujorkezë të angazhuar për garantimin e sigurisë së delegacioneve të huaja.

Kalimtarët e rastit panë se duke pritur më këmbë gjatë kalimit të autokolonës së Trump-it, ishte edhe presidenti i Koresë së Jugut, Li Xhe Mjung, i cili po ashtu qëndronte serioz mes truprojeve të tij.

Shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara, përgjegjës për sigurinë e presidentit amerikan, ia përcakton protokolli që në çdo rast t’i japë prioritet shefit të Shtëpisë së Bardhë, edhe në rastet kur janë në zbatim rregullat për garantimin e sigurisë për liderët dhe delegacionet e huaja. Për më tepër, në këtë rast fjala është për një president si Donald Trump-i, që edhe si slogan ka “Amerika e para”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More