Pas rezultatit të mirë me Kosovën, Foda firmosë edhe për 2 vjet

nga D. V.

Franco Foda-s i është vazhduar kontrata nga Federata e Futbollit të Kosovës. Ai do të udhëheqë me Kombëtaren e Kosovës në futboll edhe për 2 vjet tjera.

Kjo nënkupton se ai me “Dardanët” do të jetë deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht deri në vitin 2028, në rast kualifikimi në Kampionatin Evropian.

“Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga Presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6-të, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht”, tha Federata e Futbollit të Kosovës në komunikatën lëshuar mediave.

Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit me 17 shkurt të 2024-ës dhe që nga ajo periudhë, në 17 ndeshje ka arritur: 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe ka pësuar 4 humbje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More