PDK partia e parë për Kuvende Komunale, rritet edhe në kryeqytet

nga D. V.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në raundin e parë në tri komuna: Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit.

PDK ka arritur të marrë numrin më të madh të votave në nivel vendi, sa i përket garës pë Kuvendet Komunale, ku radhitet e para me 175 mijë vota. Para LDK-së me 168 mijë vota dhe para VV-së me 156 mijl vota.

Bazuar në rezultatet preliminare, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në balotazh në gjashtë komuna, prej të cilave në katër u radhit e para.

Komunat ku PDK-ja shkon si e para në balotazh janë: Prizreni, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vushtrria. Ndërsa në Klinë dhe Dragashi, PDK shkon si e dyta në balotazh.

PDK ka arritur të shndërrohet në forcë politike në kryeqytet, ku kandidati për kryetar Uran Ismaili është radhitur i treti me 28 mijë e 588 vota.

Ndërkaq, sa i përket votave të marra për Kuvendin Komunal të Prishtinës, PDK ka arritur rezultat historik duke u radhitur si parti e dytë me mbi 21 mijë vota.

Në tërësi, në garën për kryetar në nivel vendi, PDK ka dalë e dyta me 200 mijë vota.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More