Tetovë, 17 gusht – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka vendosur të mos garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vendimin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Menduh Thaçi, i cili tha se ka njoftuar Kuvendin qendror të PDSH-së për bisedimet e zhvilluara së fundmi rreth mundësive për bashkëpunime politike, të cilat, sipas tij, kanë dështuar.
Thaçi sqaroi se partia nuk do të ketë pjesëmarrje zyrtare në zgjedhje, por theksoi se simpatizantët e PDSH-së mbeten të lirë të vendosin vetë se si do të votojnë.