Hoffenheimi është eliminuar nga St. Pauli nga Kupa e Gjermanisë pas ekzekutimit të penaltive.
Loja e rregullt përfundoi me rezultat 2-2, dhe vendësit dolën më efikas duke fituar 8-7.
Ylli i kombëtares kosovare, Fisnik Asllani, u zëvendësua në minutën e 77-të, teksa Leon Avdullahu realizoi penaltinë.
Ndërkaq, penaltinë e fundit e humbi Albian Hajdari dhe kjo i kushtoi me eliminim klubit të tij.
