Pendarovski: Ende nuk ka përgjigje nga Turqia për ekstradimin e Palevskit

nga Xh M

Shkup, 22 prill – Kreu aktual i shtetit dhe kandidati për mandatin e dytë Stevo Pendarovski, u shpreh se nuk di asgjë konkrete që mund të vonojë ekstradimin e Ljupço Palevski-Palço nga Turqia, i ftuar në emisionin “360 gradë” në MRT 1.

“Me siguri bëhet fjalë për procedurat e brendshme ligjore të atij vendi që nuk e di”, thotë Pendarovski i pyetur për procedurën e ekstradimit nga Turqia të Ljupço Palevski-Palço.

Në lidhje me atë se a ka dijeni pse Ljupço Palevski Palco ende nuk është ekstraduar në Maqedoni dhe nëse mediat raportojnë se në ndërkohë kërkesat nga Turqia për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s janë të sakta, ai u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas tij, kërkesat për një ekstradim të tillë datojnë nga periudha kur Ministre e Drejtësisë ishte Renata Deskoska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More