Pensionohet nga politika, Stevço Jakimovski

nga Xh M

Shkup, 7 nëntor – Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, është zyrtarisht pensionuar pasi u tërhoq nga posti i kryetarit të komunës. Ai deklaroi se e lë komunën në gjendje të mirë financiare, me llogari bankare prej 72 milionë denarësh, obligime të rregulluara dhe të ardhura totale prej 700 milionë denarësh.

Jakimovski theksoi se pas vetes lë shumë projekte të nisura, të cilat duhet të vazhdojnë, me qëllim që qytetarët e Karposhit të vazhdojnë të jetojnë në një komunë urbane dhe moderne.

Në fjalën e tij të lamtumirës, ai shtoi se po lë pas edhe një ndërtesë komunale bashkëkohore dhe funksionale, ku punonjësit duhet të ndihen rehat në vendin e punës dhe të shpërblehen me paga dinjitoze.

“Pavarësisht përpjekjeve për diskreditimin tim, unë kam arritur me sukses të udhëheq komunën, duke ofruar projekte që janë në interes të qytetarëve të Karposhit,” – tha Jakimovski në deklaratën e tij përfundimtare si kryetar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More