Për shkak të rëshqitjes së makinerisë për pastrimin e borës në ndërprerje komunikacioni në rrugën Gjevgjeli-Bogdanc

nga D V

Shkup, 13 janar – Komunikacioni në rrugën rajonale 1102, Gjevgjeli-Bogdanc nga ora 09:50 është në ndërprerje në të dy drejtimet për shkak të rëshqitjes së makinerisë për pastrimin e borës, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Paraprakisht Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informoi se ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” edhe gjatë natë vazhdimisht ishin në terren dhe kanë pastruar të gjitha rrugët shtetërore me qëllim që t’i mbajnë të kalueshme për komunikacion.

“Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje bore në rrugë. Shërbimet e NP “Rrugët e Maqedonisë” me gjithë makineritë dhe fuqinë punëtore vazhdojnë të hapin rrugën për qarkullim normal në rrugët shtetërore”, thonë nga Ministria.

Apelojnë tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore për vozitje në kushte dimërore dhe të kenë pajisje dimërore për veturat e tyre, të lëvizin me kujdes, të respektojnë shenjat e vendosura të komunikacionit dhe të respektojnë rekomandimet e shërbimeve të komunikacionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More