Për të nëntën herë radhazi në Koçan u marshua për të kërkuar drejtësi për 62 viktimat e zjarrit në diskotekën “Pulse”

nga Xh M

Shkup, 7 qershor – Familjarët e viktimave në Koçan protestuan sërish.

Tubimi “Marshi për engjëjt”, i kushtuar viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën “Puls”, është një vazhdim i thirrjes publike për drejtësi, përgjegjësi dhe kujtim për 62 të rinjtë që humbën jetën dhe afro 200 të plagosurit.

Marshi nisi nga Parku i Revolucionit, duke kaluar pranë Komunës dhe stacionit policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Publike në Koçan.

Edhe këtë herë, pjesëmarrësit në heshtje, me fotografi, qirinj dhe pankarta, kërkojnë përgjigje dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë, një proces që, sipas familjarëve, ende mungon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More