Për Vuçiqin në Srebrenicë nuk u krye gjenocid, por vetëm një krim

nga D. V.

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995.

Tridhjetë vite pas vrasjes sistematike të mijëra boshnjakëve në një zonë “nën mbrojtje ndërkombëtare”, në luginën e Potoçarit ende jehon heshtja e atyre që nuk patën rastin të shohin drejtësinë.

Por, ky nuk ishte një gjenocid për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por ishte vetëm një krim i tmerrshëm që forcat serbe kryen në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.

Vuçiq e publikoi reagimin në gjuhën angleze në rrjetin social X, ku zakonisht shkruan në gjuhën serbe, përveç rasteve kur i drejtohet dikujt që nuk mund ta kuptojë – dhe atëherë ndonjëherë edhe dy-gjuhësisht.

“Për çdo serb të vrarë ne do të vrasim 100 myslimanë”, kishte thënë Vuçiq në korrik të vitit 1995, vetëm disa ditë pasi u masakruan mbi 8000 myslimanë nga ushtria kriminale serbe në Srebrenicë.

Kujtojmë se në vitin 2015, Vuçiq si kryeministër i Serbisë, ishte sulmuar me gurë nga protestuesit në ceremoninë që shënonte 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Ndryshe, gjenocidi në Srebrenicë nuk është vetëm fakt moral, por edhe ligjor – është vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), si dhe Gjykata e Bosnje e Hercegovinës.

Deri më tani, 54 persona janë dënuar me gjithsej 781 vite burg, përfshirë pesë dënime të përjetshme.

Ndër të dënuarit janë udhëheqësit më të lartë ushtarakë dhe politikë të Republikës Serbe dhe të ushtrisë serbe të Bosnjës.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More