Përfundoi marshi i familjeve të viktimave në “Puls” në Shkup

nga Xh M

Shkup, 29 prill – Me një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski përfundoi marshi i sotëm i familjeve të viktimave në diskotekën “Puls” në Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski shprehu bindje se drejtësi për këtë rast duhet të ketë “nëse duam të kemi një shtet normal” duke theksuar se në interes të hetimit nuk mund të nxjerrë më shumë detaje për momentin. Ministri, mes tjerash, tha se për rastin deri tani i dyshuar është edhe ministri, drejtor aktual i DMSH-së dhe kryetar aktual i komunës, pasi paraprakisht familjet e viktimave bënë thirrje në përgjegjësi dhe drejtësi joselektive.

Para fillimit të takimit, Toshkovski kërkoi falje për familjet e viktimave për atë që nuk i ka pranuar deri tani në takim, por, siç tha, me një pjesë të prindërve tashmë ka biseduar.

Marshi filloi përpara Zyrës së Prokurorisë Publike, ku disa nga familjet e viktimave u takuan me prokurorin publik dhe ekipin e prokurorëve që drejtonin hetimin e zjarrit, më pas vazhdoi përpara shtëpisë ligjvënëse, ku ata kërkuan llogaridhënie dhe dorëheqjen e deputetëve. Përpara Kuvendit, ata u takuan me deputetë nga E Majta dhe LSDM-ja. Së pari dolën deputetët Boris Kërmov dhe Jovana Mojsoska, të ndjekur nga deputetët e LSDM-së, pas së cilës zhvilluan një bisedë me liderin e opozitës Venko Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More