Përplasen dy helikopterë ushtarakë në Malajzi, humbin jetën 10 persona

nga Xh M

Në Malajzi 10 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së 2 helikopterëve ushtarakë gjatë provave të një parade, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Komanda e Forcave Detare të Malajzisë thuhet se dy helikopterët u përplasën gjatë fluturimit stërvitor si pjesë e provave të paradës për festimet e 90-vjetorit të marinës në rajonin Perka.

Në aksidentin që ndodhi në një bazë të marinës humbën jetën 10 pjesëtarë të cilët ndodheshin në helikopter.

Komanda e Forcave Detare njoftoi se do të fillojnë hetime lidhur me arsyen e aksidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More