Përurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia në fshatin Llugë, Kurti: Skulpturë monumentale e heroit të Kosovës

nga D. V.

Në fshatin Llugë të Podujevës u përurua sot shtatorja e heroit të kombit Afrim Zhitia, si dhe u bë rinovimi i obeliskut dhe mjedisit përreth, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe nderimit të figurave kombëtare, duke përmendur rezistencën heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

“Sot, në vendlindjen e Afrimit, po i shtohet edhe një vepër komemoruese publike djalit të Llapit dhe heroit të Kosovës. Shoqëritë më përparimtare të botës kanë sjellë politika të ndryshme të kujtesës për ngjarjet e tyre historike dhe për figurat më të rëndësishme kombëtare. Kështu, vitin e kaluar, më 2 nëntor 2024, u patëm takuar bashkë në akademinë në Prishtinë. Fahri Fazliu dhe Afrimi rezistuan të armatosur deri në vdekje. Sivjet, derisa po i afrohemi dekadës së katërt, jemi bashkuar në fshatin Llugë, në vendlindjen e Afrimit. Sot po i shtohet edhe një skulpturë, një vepër monumentale publike e komemorimit të Afrim Zhitisë, djalit të Llapit dhe heroit të Kosovës”, shtoi ai.

Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, tah se shtatorja e Afrim Zhitisë është një pasqyrim i shpirtit të guximit.

“Sot është një ditë e veçantë për komunën tonë. Në fshatin Llugë po e zbulojmë shtatoren e njërit nga personalitetet më të mëdha të historisë së kombit Afrim Zhitia. Krahas saj po përurojmë edhe renovimin e oblisikut dhe hapësirave përreth duke i dhënë këtij vendi pamjen dhe vlerën që e meriton. Shtatorja e Afrim Zhitisë është më shumë se një monument ai është një pasqyrim i shpirtit guximit dhe vullnetit të njeriut që jetën ja kushtojë lirisë”, tha ai.

Dardana Zhitia, mbesa e heroit para të pranishmeve lexoi një letër të shkruara nga heroi që ju dedikohej të rinjve dhe situatës së asaj kohe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More