Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pamje nga ceremonia

nga D. V.

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të diplomimit të kadetëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministri Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se në këtë gjeneratë diplomuan me sukses edhe pesë kadetë nga Kosova, të cilët do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci.

Ai falënderoi homologun e tij, Vengu për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional. /Telegrafi/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More