Pesë persona janë hospitalizuar në Repartin infektiv në spitalin e Shtipit, 10 në ambulancën ditore pas helmimit me sanduiçe

nga D. V.

Shtip, 29 shtator – Pesë persona janë hospitalizuar në Repartin për sëmundje infektive në Spitlain klinik të Shtipit pasi që kishin simptoma të helmimit pas ushqimit të konsumuar në një dyçan sanduiçesh në afërsi të një shkolle të mesme në Shtip. Kompetentët nga Spitali klinik-Shtip informojnë se të gjithë pacientët janë nga e njejta shkollë.

“për momentin në Infektive janë të hospitalizuar pesë persona, ndërsa dhjetë të tjerë po trajtohen në spitlain ditor. Pacientët janë në gjendje stabile”, informojnë nga Reparti infektiv në Shtip.

Epidemiologia në Qendrën për shëndet publik – Shtip, Svetllana Zhivkova sot në mëngjes për MIA-n deklaroi se janë marrë mostra nga ushqimi i inkriminuar për hulumtim laboratorik dhe strisho nga sipërfaqet e punës, ndërsa rezultatet i presin më së voni deri nesër dhe do t’i kumtojë Instituti për shëndet publik.

“Zhvilluam anketim epidemiologjik të të gjithë personave të paraqitur. Është bërë edhe edukimi i të punësuarve në raport me mënyrën e përgatitjes së ushqimit, deponimit, ruajtjes së ushqimit, në vendin e ngjarjes është kryer kjo. Plotësisht janë dhënë propozim masa dhe janë marrë strisho nga të punësuarit. Është bërë edhe kontroll i jashtëzakonshëm sanitar, dhe plotësisht janë marrë mostra nga ushqimi për hulumtim”, tha Zhivkova.

Ajo theksoi se objekti është mbyllur edhe nga Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar (ISHSHS) edhe nga Agjencia për ushqim dhe veterinari. Zhivkova shtoi se sot do të bëhet edhe dezinfektimi pas indikacioneve biologjike dhe pastrimi mekanik i objektit.

Gjatë ditës së djeshme Agjencia për ushqim dhe veterinari informoi se pas paraqitjes nga Qendra për shëndet publik Shtip se pesë persona janë helmuar, kanë kryer mbikëqyrje inspektuese në objektin shitës, janë marrë mostra nga ushqimi i inkriminuar për hulumtim laboratorik dhe strisho nga sipërfaqet e punës. Me urdhër të shërbimeve inspektuese të AUV-së, shitorja është mbyllur deri në marrjen e rezultateve nga hulumtimet laboratorike, me të cilat do të konfirmohet siguria e tij.

Një nënë e një fëmije që pas helmimit përfundoi në Repartin infektiv në Spitalin klinik-Shtip deklaroi se fëmija i saj simpromat i ka pasur pas konsumimit të një sanduiçi me mish pule dhe patate.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More