Shkup, 8 shtator – Pesë persona janë lënduar në fatkeqësinë rrugore në rrugën magjistrale nga Udhëkryqi i Mavrovës drejt Gostivarit, ku morën pjesë katër motoçikleta dhe katër automjete udhëtimi.
Siç kumtoi MPB, aksidenti si dhe numri i të lënduarve janë paraqitur në NJPB Gostivar sot pasdite në orën 15:56.
“Komunikacioni në këtë rrugë magjistrale është ndërprerë, ndërsa nga ana e nëpunësve policorë bga NJPB Gostivar komunikacioni po rikahëzohet nëpër rrugët anësore lokale (gurëthyesi Progres dhe Panorama afër Vrutokut)”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.