Pjesa e parë e varfër mes Spanjës dhe Anglisë, më shumë debate në fushë se sa raste për gol

nga D V

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në finalen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë.

Ndeshja filloi me ritëm të qetë, me dy kombëtaret që studionin nga afër lojën e njëra-tjetrës.

Por, Spanja filloi të dominonte – duke shfaqur më shumë nga loja, ndërsa anglezët prisnin nga kundërsulmet.

Kishte edhe nga ato momentet kur lojtarët debatonin, siç ishte rasti në minutën e 24-të mes Bukayo Sakas dhe Dani Carvajal, me këtë të fundit që i bëri me gjeste që të luante dhe të mos vajtonte.

Anglia luante shumë e ngjeshur në mbrojtje dhe kishte vështirësi që të dilte përpara.

Në anë tjetër Spanja duk ia doli ta thyente mbrojtjen e Tre Luanëve, ndërsa këta të fundit regjistruan rastin e parë serioz në minutën e 45+1-të.

Me gjasë në 45 minutat e dytë do të ketë së paku një gol, duke synuar që mos të shkojnë në vazhdime, aq më pak në penallti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More