Plagosje me armë zjarri në Viti, i dyshuari në arrati

nga D. V.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Viti është plagosur një person me armë zjarri.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuar është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas policisë, plagosja ka ndodhur me armë të gjuetisë.

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More