Pllakë përkujtimore për kolosin e letrave shqipe në zemër të qytetit, Parisi nderon Ismail Kadarenë

nga Xh M

Parisi ka nderuar kolosin e letërsisë shqiptare Ismail Kadare, me vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të tij.

Pllaka do të vendoset në adresën 63, bulevardi ‘Saint-Michel’, aty ku Kadare dhe familja e tij jetuan për vite me radhë, dhe ku autori krijoi disa nga faqet më të ndritura të letërsisë së tij.

Ky vend tashmë do të mbetet si një pikë referimi kulturore për lexuesit e Kadaresë dhe admiruesit e artit shqiptar në Francë. Vendimi u morr me unanimitet të plotë nga këshilli Bashkiak i Tiranës.

Ambasada e Shqipërisë në Francë ka reaguar përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar vendimin si një “homazh të gjallë dhe emocionues” jo vetëm për Kadarenë, por për të gjithë kulturën shqiptare.

“Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”, thuhet në reagimin e ambasadës, i shoqëruar me flamujt e të dy vendeve, një simbol i lidhjes së thellë që Kadare ndërtoi mes Tiranës dhe Parisit përmes veprës së tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More