Po pastronte rrobat kur e kafshoi në këmbë, tajlandezja për orë të tëra mezi mori frymë nga pitoni që u mbështoll në trupin e saj

nga D V

Ky është momenti kur një gjyshe gjendet e gjallë, pasi për plotë katër orë kishte duruar dhimbje të mëdha nga sulmi i një pitoni katër metërsh.

Arrom Arunroj, 64-vjeçe, po pastronte rrobat në kuzhinë në Samut Prakan të Tajlandës, kur ndjeu një kafshim dhe dhimbje të madhe në kofshën e djathtë.

Ajo fillimisht mendoi se ishte një zhapik që e kishte kafshuar, por kur lëvizi kokën pas pitonin katër metërsh që po i mbështillej në këmbë.

Atë e kaploi paniku dhe tentoi t’ia largojë kokën pitonit me shpresën se do t’i shpëtojë më të keqes.

Megjithatë, ajo u rrëzua duke i mundësuar pitonit 20 kilogramësh që të mbështillet në trupin e saj.

Kjo e ve u orvat për më shumë se dy orë duke bërtitur, por që në fund e dëgjuan fqinjët që i telefonuan policisë.

Ata e gjetën të lënduar dhe ulur në tokë. Kraharori kishte marrë ngjyrë tjetër kurse kishte plagë në këmbë ku edhe e kishte kafshuar pitoni.

Pasi e shpëtuan është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More