Policia e Maqedonisë 1.065 gjoba për një ditë për shkelje në trafik

nga Redaksia

Shkup, 25 tetor – Gjatë ditës së djeshme (23.10.2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga punonjësit e policisë në të gjitha sektorët, nga gjithsej 1.065 gjoba të lëshuara, 716 shkelje lidhen me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar.

Sipas përmbledhjes statistikore të aktivitetit policor, u regjistruan gjithashtu:

  • 50 shkelje për parkim të gabuar,
  • 82 masa për shoferë pa leje drejtimi,
  • 14 gjoba për shoferë fillestarë,
  • 16 gjoba për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

Nga ana tjetër, sipas Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, u gjobitën 8 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 2 këmbësorë. Gjithashtu, 44 pjesëmarrës në trafik u gjobitën për mos përdorim të rripit të sigurimit. Sipas Ligjit për automjetet, 23 automjete u ndaluan nga qarkullimi për shkak të mosregjistrimit, dhe një automjet për shkak të defekteve teknike. Një shofer u gjobit edhe për mosrespektim të kushteve të errësimit të xhamave të automjetit (folie).
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More